“Me dalë kundër Albinit…”, Bajqinovci reagon pas deklaratave të Vjosa Osmanit, por nuk ia përmend as emrin
Gjatë ditëve të fundit ka pasur përplasje mes njerëzve të afër të presidentes Vjosa Osmani, dhe, anëtarëve të VV’së, për shkak të dekretit që Osmani e nxori për shpërndarjen e Kuvendit pas moszgjedhjes së presidentit të ri.
Dekretin e Osmanit e kanë përkrahur shumë të tjerë, duke e vlerësuar atë si të drejtë, dhe kanë kritikuar VV’në për procesin e presidentit.
Lidhur me kritikat ndaj VV-së e liderit të saj, Albin Kurti, ka reaguar deputeti i kësaj partie, Mefail Bajqinovci.
Ky i fundit përmes një postimi në Facebook, ka se një “kllapë e hibrdave’’ po bëhen bashkë me Osmanin për t’i dalë kundër Kurtit.
“A e keni pa kllapën e hibridave qysh janë në gjendje me u bashku edhe me dikë që s’kanë lënë gjë pa thënë për të veç pse i duket moment adekuat me dalë kundër Albinit!?’’, ka shkruar ai.
