LAJMET

Memli Krasniqi pret ambasadorin gjerman: Diskutuam për hapat rreth tejkalimit të bllokadës politike

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në selinë e partisë ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimet e PDK-së lidhur me tejkalimin e bllokadës politike, në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Postimi i plotë:
Sot prita në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Diskutuam për zhvillimet më të fundit politike, qëndrimet e PDK-së dhe rrugën e domosdoshme përpara për tejkalimin e bllokadës politike, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

E falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për zërin e tij të qartë në mbrojtje të demokracisë dhe funksionalitetit institucional.

https://www.facebook.com/memli.krasniqi/posts/1235449051287156?ref=embed_post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *