LAJMET

Miftaraj i reagon Fitore Pacollit: Secili që i merr 252 mijë euro nga shteti, ka mundësi me pagu avokat për padi koti

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pasi deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka paralajmëruar se do të ushtrojë padi për raportimet se edhe burri i saj ka marrë rreth 50 mijë euro nga shteti, konkretisht nga Ministria e Kulturës.

Miftaraj ka thënë se secili që i merr 252 mijë euro nga shteti, ka mundësi që të paguaj avokat për të ushtruar padi koti.

Fitore Pacolli ka qenë në faqet e gazetave edhe për rastin e vëllait dhe dajës së saj, që kanë fituar grante nga 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë.

“Secili qe merr nga buxheti i varfër i shtetit 252 mijë Euro, ka mundësi buxhetore me pagu avokat me shkru padi koti te shtunen, te dielen por edhe çdo ditë të javes.Ne vend qe me dal me sqaru publikun per krejte keto privilegje qe po i perfitojne nga koleget e partise ne pushtet, sulmon gazetaret pse po e raportojne nje lajm qe eshte interes publik”, ka shkruar Miftaraj.

https://www.facebook.com/ehatmiftaraj/posts/10161921422558601?ref=embed_post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *