Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi në Kosovë thotë se konstituimi i Kuvendit të Kosovës është në dorën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas Miftarajt, nëse Kurti vendos interesin e Kosovës para egos dhe interesave personale e partiake, e ndryshon kandidatin për kryeparlametar.

Tutje, ai shton se konstituimi i Kuvendit i hap rrugë formimit të qeverisë, për të cilën nga VV thonë se i kanë votat.

“Sigurisht se konstituimi i Kuvendit do të ndodh në një fazë të mëvonshme kur i konvenon Albinit dhe LVV. Deri atëherë do vazhdon cirku dhe shkelja e Kushtetutes dhe rregullave nga Avni Dehari”, shkroi Miftaraj në reagimin e tij në rrjetin social, Facebook.

https://www.facebook.com/share/p/18yfvfNTdW/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë