Profesori i ekonomisë Shkumbin Misini duke komentuar rritjen e fundit të çmimeve të naftës, Misini tha se fillimi i tensioneve midis Izraelit dhe Iranit ka ndikuar drejtpërdrejt në tregjet globale, për shkak të rolit strategjik të Iranit si një nga prodhuesit kryesorë të naftës dhe kontrollit të ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon deri në 20% e naftës globale.
“Çdo tension në Lindjen e Mesme ndikon në çmimin e produkteve të tjera. Në momentin që filluan përplasjet, kemi një rritje mesatare të çmimit të naftës në tregjet botërore prej 10%,” theksoi ai.
Por Misini u ndal sidomos te situata në Kosovë, duke e cilësuar të pakuptueshme mënyrën e reagimit të tregut vendor ndaj lëvizjeve të bursës ndërkombëtare.
“Kur bie çmimi në bursë, në Kosovë nuk reflektohet menjëherë. Por sapo të rritet, kompanitë që importojnë naftë e rrisin automatikisht edhe këtu. Kjo është e padrejtë dhe shqetësuese për bizneset dhe qytetarët”, tha Misini.