Temperaturat në vendin tonë pritet të shënojnë rënie të lehtë, gjatë javës së ardhshme, raporton Vendi Sot
Temperaturat deri në 35 gradë Celsius kanë mbizotëruar gjatë javës që po e lëmë pas.
Përjashtim ka bërë vetëm zona e Hanit të Elezit dhe rrethinat e saj, ku përveç temperaturave të larta, janë regjistruar reshje shiu dhe lokalisht edhe breshër.
Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.
Të martën do të ketë gjithashtu mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.