LAJMET

Moti këtë fundjavë: Vranësira e diell

Gjatë kësaj fundjave në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës, të shtunën dhe të dielën temperaturat minimale do të sillen nga -4 deri, kurse maksimalet do të arrijnë deri në 9 gradë Celzius.

“Të shtunen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, në mëngjes parashihet të ketë mjegull e cila në disa zona të thelle mbetet e qëndrueshme edhe gjatë ditës.Temperaurat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-4m/s”

“Të dielen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes në shum zona parashihet mjegull e radiacionit.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s”, njofton ky institut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *