Moti nesër me riga shiu dhe shkarkime rrufesh
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti nesër do të jetë i vranët dhe me riga lokale shiu.
Sipas IHMK-së, reshjet e shiut parashihen të shoqërohen me shkarkime rrufesh.
“Moti do të jetë i vranët dhe me riga lokale shiu. Reshjet e shiut parashihen të shoqërohen me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale: 14 – 18°C. Temperaturat maksimale: 20-24°C Era: e lehtë dhe lokalisht e forte nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet tutje në njoftim.