LAJMET

Muharremi: Grenell, shpesh flet më shumë se që duhet – Nuk flitet ashtu me presidenten më proamerikane në botë

Në reagimin e tij ndaj deklaratës së Richard Grenell për presidenten Vjosa Osmani, Shenoll Muharremi theksoi se diplomati Grenell shpesh flet më shumë se sa duhet, dhe kjo është arsyeja pse ai ka humbur pozita të rëndësishme shtetërore.

Muharremi e këshillon Grenellin të jetë më i kujdesshëm me deklaratat e tij dhe të mos e kritikoje presidenten Osmani, e cila është një mbështetëse e fortë e politikave amerikane.

Ai shton se çdo sulm ndaj Osmanit është një sulm ndaj Kosovës dhe se nuk duhet të jemi tepër të ashpër pa arsye.

Postimi i plotë:

Richard Grenell gjithmonë flet pak më shumë sesa duhet në publik. Për atë arsye, kryesisht, nuk e ka asnjë pozitë të lartë shtetërore aktualisht..se lidhjet i ka. Diplomati, jo diplomatik, ka humbur poste të rëndësishme, si në Gjermani, pikërisht për shkak të kësaj gjuhe të papërshtatshme. Këtë ai e di mirë që duhet me përmirësu.

Ngadalë pak, i dashtun, se nuk flitet ashtu me presidenten më proamerikane në botë. Ajo, me shumë gjasë, vetëm e ka bërë Trump-in të duket mirë, se qëllime të këqija nuk ka pasur. Dhe gjithashtu, ashtu është raportuar se ka thënë Trump.

Ne të tjerët në Kosovë mos të bënemi shumë të ashpër kur ska nevojë, se kur dikush e sulmon pa nevojë presidenten, e sulmon edhe Kosovën. Sepse Osmani nuk po e përfaqëson veten atje.

Ftohni kokat të gjithë dhe mos flisni në publik çfarë nuk thuhet.

https://www.facebook.com/share/p/15o8iPCknA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *