Muharremi: Nëse shkojmë n’zgjedhje në 2026, VV mund të arrijë veç 29.5%
Analisti Shënoll Muharremi ka parashikuar mundësinë e një ndryshimi të madh në zgjedhjet eventuale të pranverës 2026.
Ai thekson se LVV, nëse vazhdon me trendin e rënies prej 0.87 pikë përqind në muaj, mund të arrijë vetëm 29.5% deri në mars 2026, duke rrezikuar humbjen e zgjedhjeve.
Muharremi analizon gjithashtu mundësinë e përfshirjes së Vjosa Osmanit, e cila mund të shkaktojë ndryshime të mëdha në preferencat e votuesve, duke favorizuar PDK-në.
Ai sugjeron se LDK mund të përfitojë nga rënia e LVV-së, ndërsa PDK ka mundësi të dalë forcë e parë, nëse përmbush disa kushte, duke përfshirë reformimin e brendshëm dhe ofrimin e zgjidhjeve për sfidat ekonomike të Kosovës.
https://www.facebook.com/shenoll.muharremi/posts/24246660278301842?ref=embed_post