Murati: Përparim Rama përsëri paska rrejtë kur ka akuzu Qeverinë si bllokuese të buxhetit të Komunës së Prishtinës
Hekuran Murati, nga Vetëvendosje, ka reaguar ndaj akuzave të Përparim Ramës, i cili e akuzoi Qeverinë për bllokimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës.
Murati ka sqaruar se buxheti komunal duhet të miratohej nga Asambleja Komunale deri më 30 shtator, por Komuna e Prishtinës e miratoi atë vetëm më 9 dhjetor, pas afateve ligjore.
Ai ka theksuar se vonesa e miratimit të buxhetit kërkon një ndryshim në Ligjin e Buxhetit, i cili mund të bëhet vetëm pasi Kuvendi të konstituohet dhe të miratohet një Qeveri e re.
Murati ka akuzuar Ramën për përhapjen e akuzave të pavërteta dhe ka kërkuar që LDK të votojë për konstituimin e Kuvendit për të mundësuar ndryshimin e Ligjit të Buxhetit dhe përfshirjen e buxhetit të Komunës së Prishtinës.
https://www.facebook.com/HekuranMurati/posts/10163456995815522?ref=embed_post