Murati thirrje deputetëve: Votojeni Qeverinë, leni anash inatet politike
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ta votojnë Qeverinë “Kurti 3”, pasi siç thotë ai, zgjedhjet janë opsioni më i keq.
Ai kërkoi nga deputetët t’i thirrin arsyes dhe t’i lënë anash inatet politike.
“Zgjedhjet janë opsioni më i keq, nuk i preferojmë dhe nuk qëndrojmë për këtë opsion, u bëj thirrje deputetëve që t’i thirrin arsyes dhe t’i lënë anash inatet politike në mënyrë që t’i japim vendit një qeveri”, deklaroi Murati.


 
							 
							