Murati tregon se kujt i takon paga e 13-të në sektorin publik
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë sqarime lidhur me përfituesit e pagës së 13-të, pas miratimit të vendimit për zbatimin e saj.
Në mbledhjen e Qeverisë, ai theksoi se kjo pagë u takon punonjësve të sektorit publik që paguhen nga Buxheti i Kosovës.
Sipas tij, të gjithë ata që kanë përmbushur 12 muaj të plotë pune në sektorin publik do ta marrin pagën e 13-të të plotë. Ndërsa ata që nuk kanë një vit të plotë pune, do të përfitojnë një shumë proporcionale, në varësi të muajve sa kanë qenë të angazhuar.
