LAJMET

“Na ka marrë malli”, dy vjet nga vrasja e Liridona Ademajt, familja kërkon drejtësi

Sot (29 nëntor) janë bërë dy vjet nga vrasja e Liridona Ademajt, ndërsa familja e saj vazhdon të kërkojë që kriminelët të marrin dënimin e merituar.

Vëllai i saj, Leonard Ademaj, në një shkrim në rrjetet sociale ka thënë se mungesa e Liridonës vazhdon të ndihet çdo ditë dhe se dy vjetët e fundit kanë qenë të vështira për familjen.

“Na ka marrë malli shumë për prezencën tënde, asgjë më nuk është e njëjtë”, shkruan ai.

Familja ka premtuar të vazhdojë luftën për drejtësi.

“Do të luftojmë deri në frymën e fundit duke kërkuar drejtësi për ty. Kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar tutje Leonardi.

https://www.facebook.com/share/p/1fEg2whvSy/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *