Naim Murseli po ballafaqohet edhe me imazhin e gruas së tij të vrarë – pamje
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet shqyrtim gjyqësor ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Gjatë seancës së sotme, Naim Murseli ka deklaruar se grabitësi kërkoi vetëm telefonat dhe paratë nga ta, shkruan IndeksOnline.
https://www.facebook.com/share/p/1DrGTvZPff/
“Njëri fëmijë ka qenë ulur mbrapa meje, tjetri pas Liridonës. Nëse më kujtohet, nuk kanë qenë të lidhur. Ata kanë dalë nga dera e njëjtë”, deklaroi Murseli.
Në pamjet e forenzikës, të cilat trupi gjykues po i shpalosë në cilësi të provave, Murseli po ballafaqohet edhe me imazhin e gruas së tij të vrarë.

Në mesin e imazheve janë edhe ato të lodrave të fëmijëve, të lëna pas.
Trupi gjykues vijoi me intervistimin e Murselit, duke e pyetur rreth deklaratës së tij mbi blerjen e armës nga i akuzuari Granit Plava.
“Ai tha që e shet dyfish të nesërmen. Kjo ishte arsyeja; me atë qëllim e kam blerë. Hiç asnjë përfitim nuk e kisha pasë nëse e kish shitë dyfish. Vetëm m’i ndihmu, sepse ishte bashkëfshatar i imi dhe shok i Kushtrimit. Nuk e kam ditë gjendjen ekonomike të tij” deklaroi Murseli.
I pyetur se a e din që po me atë revole u vra bashkëshortja e tij, Murseli u përgjigj shkurtimisht: “Po”.
