LAJMET

Ndërrim komande në KFOR: Vazhdon përkushtimi për siguri dhe stabilitet në Kosovë

KFOR-i ka bërë të ditur se sot është mbajtur inaugurimi simbolik i mburojës dhe ngritja e flamurit të KFOR XXX, kontigjentit të 30-të, në Kampin Film City, për të shënuar vazhdimësinë e misionit të NATO-s.

Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se kjo është një traditë e gjatë në historinë e KFOR-it.

“Kjo paraqet ndërrimin e dy komandantëve të KFOR-it dhe dëshmon për përkushtimin dhe udhëheqjen e komandantit në largim, si dhe për gatishmërinë e komandantit të ardhshëm për të marrë përgjegjësi të reja.”

“Gjithashtu, simbolizon trashëgiminë dhe angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar të kontribuojë në sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe në stabilitetin rajonal, për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftim.

Komandanti i KFOR-it XXIX, Gjeneral Major Enrico Barduani, dhe komandanti i KFOR-it XXX, Gjeneral Major Ozkan Ulutaş, kryesuan procedurat.

https://www.facebook.com/share/r/15so4pzWdE/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *