LAJMET

“Në përqafimin e historisë”, Çitaku shpreh mirënjohje për Walkerin

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka takuar ambasadorin William Walker në përvjetorin e 27-të të Masakrës së Reçakut.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka postuar edhe një fotografi me ambasadorin Walker.

“Në përqafimin e historisë dhe mirënjohjes!”, ka shkruar ajo.

27 vjet më parë në Reçak u vranë 45 civilë shqiptarë.

Kjo masakër u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të Walkerit që shërbeu si shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, i cili, pasi pa nga afër trupat e pajetë të civilëve, ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

https://www.facebook.com/share/p/17phfNoMVB/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *