Nën masa të rrepta sigurie, arrijnë në sallë edhe Kokalla e Plava, të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt
Në sallën e gjyqit ku po pritet të mbahet seanca kundër të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, prezent janë parë tre të akuzuarit.
Naim Murseli, i akuzuari kryesor për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Kushtrim Kokalla, i akuzuari për përfshirje në vrasje dhe Granit Plava, i akuzuari për realizimin e vrasjes me pagesë, janë parë prezent në sallë.