LAJMET

Nga 12 tetori sistem i ri, hyrje e dalje nga BE pa vula në pasaportë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar konfirmon për hyrjen në fuqi të sistemit të ri Entry/Exit (EES) në datën 12 Tetor 2025.

Ky sistem digjital do të regjistrojë automatikisht hyrjet dhe daljet në zonën e BE-së për të gjithë shtetasit jo-BE, duke eliminuar nevojën për vula në pasaportë dhe duke përdorur teknologjinë për të regjistruar të dhënat biometrike.

Ndiqni si vijon, njoftimin e plotë:

Njoftim me rëndësi nga Policia e Kosovës lidhur me rregullat e reja të hyrje/daljeve në BE prej datës, 12 Tetor 2025.

Udhëtarë drejt Evropës? Kujdes!

Nga 12 Tetori 2025 hyn në fuqi Entry/Exit System (EES) – një sistem i ri digjital për regjistrimin e hyrjes dhe daljes në zonën e BE.

Vlen për të gjithë shtetasit jo-BE që udhëtojnë drejt Evropës.

Nuk ka më vula në pasaportë – gjithçka digjitale.

Regjistrohen automatikisht hyrjet/daljet, gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia.

https://www.facebook.com/share/p/1BpRrPMXce/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *