Nis prime i “Big Brother VIP Kosova” 4, pritet spektakël
Ka nisur prime i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, reality-shou më i madh në vend.
Edhe pse nuk ka kaluar ende një javë nga hyrja e banorëve në shtëpi, “Vëllai i Madh” pritet të tregojë bujari të madhe, pasi ka përgatitur një befasi të veçantë për njërin prej tyre, ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Gresa Nitaj.
Gjatë mbrëmjes, pritet të diskutohet edhe largimi i këngëtarit Mentor Haziri, i cili qëndroi pothuajse një natë brenda shtëpisë, por vendosi të largohej vullnetarisht.
Vëmendje të madhe pritet të marrë edhe debati i ashpër që shpërtheu mes tri banoreve, Benitës, Albes dhe Elijonës, ku kjo e fundit u rëndua emocionalisht pas disa akuzave personale që iu drejtuan nga dyshja.
Drejtpërdrejt prime-in mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar në Youtube:
https://www.youtube.com/live/KVJFQ9hkC6o?si=fD96Dgrcc39Q-bBc
