LAJMET

Nis protesta në Tiranë me intonimin e himnit kombëtar

Ka nisur “protesta gjithëkombëtare” në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, i cili është mbushur me mijëra qytetarë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut që shkuan atje për të protestuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po gjykohen në Hagë.

Protesta nisi me intonimin e himnit kombëtar, ndërsa u mbajtën edhe fjalime.

Në protestën që u organizua nga organizatat e dala nga lufta po marrin pjesë edhe figura të njohura politike shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *