LAJMET

Nis rinumërimi i votave, në 10 komuna do ketë 100% rinumërim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se ka nisur rinumërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Sipas vendimit të KQZ-së, do të rinumërohen 914 vendvotime nga gjithsej 2,557, ku është zhvilluar procesi i rregullt i votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Në 10 komuna do të ketë numërim 100% të vendvotimeve.

Njoftimi i plotë:

Ka nisur rinumërimi i votave në QNR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërim.

️ Sipas vendimit të KQZ-së, do të rinumërohen 914 vendvotime nga gjithsej 2,557, ku është zhvilluar procesi i rregullt i votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Në 10 komuna do të rinumërohen 100% e vendvotimeve:

Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.

Ndërkaq, në 28 komuna të tjera do të rinumërohen 10% e vendvotimeve, përfshirë Prishtinën, Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Mitrovicën (Jug dhe Veri), Podujevën, Suharekën, Ferizajn, dhe të tjera.

Rinumërimi synon garantimin e saktësisë dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor.

https://www.facebook.com/share/p/1C8kd5sc1Z/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *