LAJMET

Nisin punimet për betonimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në veri të Mitrovicës

Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi ka publikuar video të punëve tek dy urat e reja që po ndërtohen mbi lumin Ibër.

“Filluam me betonimin e pilotave. Në vjeshtë edhe dy ura mbi Ibër”, ka shkruar ai.

Gurëthemeli i tyre u vu të martën ndërsa Kryeministri Albin Kurti kishte thënë se ato inaugurohen në vjeshtë.

Ai kishte dhënë edhe detaje duke thënë se njëra prej tyre, ajo që është vetëm për këmbësorë është e gjatë 41 metra ndërsa tjetra, për automjete dhe këmbësorë 51 metra.

Nëse gjithçka shkon në rregull me afatet e premtuara nga Kryeministri këto dy ura do të ndërtohen në një afat pothuajse rekord.

Vlen të përmendet se qeveria e Kosovës ishte kritikuar për zvarritjen e punimeve tek ura e Badovcit.

Ura që shtrihet në magjistralen Prishtinë – Gjilan, ishte mbyllur në fund të muajit prill të vitit 2023, ndërsa ishte lëshuar për qarkullim në fund të vitit 2024.

https://www.facebook.com/share/v/16pkEEsu8n/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *