LAJMET

Nisma e Fatmir Limajt s’e kaloi ‘rrethimin politik’, afër 15 mijë qytetarë e votuan

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Rrethimin politik, siç e quajti vet kreu i partisë, s’mundën ta shkelin dhe morën vetëm 1.71 për qind të votave, transmeton Klankosova.tv

As në Malishevë, komunë kjo që konsiderohej bastion i këtij subjekti politik, nuk dolën të parët. Atje morën 31,22% apo 8,237 vota.

Në total, bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 99.65 të votave të numëruara për subjekte politike, Nisma është votuar nga 14 mijë e 980 qytetarë.

Rezultatet edhe nga Qendrat Komunale të Numërimit tashmë po procesohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *