LAJMET

Njësiti special i KFOR-it teston gatishmërinë me armatim të vërtetë në Prishtinë

Njësiti special i KFOR-it ka kryer ushtrime me armatim të vërtetë në Prishtinë.

Këto ushtrime janë bërë si pjesë e përpjekjeve të KFOR-it për të testuar gatishmërinë dhe kapacitetin e lartë operacional.

“Stërvitjet e rregullta janë esenciale që trupat e KFOR-it të mbeten të përgatitura për të reaguar me shpejtësi dhe efekt ndaj çdo sfide të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

“Ushtrimet e tilla ndihmojnë në mbajtjen e gatishmërisë dhe koordinimin mes forcave multinacionale, që janë kyçe në përmbushjen e mandatit të KFOR-it”, thuhej në këtë njoftim.

https://www.facebook.com/share/p/1ZcMpDJhE5/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *