Osmani dekreton 20 gjyqtarë me mandat fillestar: Drejtësia mbetet themeli i çdo shteti demokratik
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dekretuar 20 gjyqtarë me mandat fillestar.
Në komunikatën e presidencës, thuhet se gjyqtarët e rinj janë zotuar se do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.
‘’Presidentja Osmani theksoi se drejtësia e pavarur mbetet themeli i çdo shteti demokratik dhe garant i zhvillimit të tij institucional e shoqëror’’, thuhet në komunikatë.
Komunikata:
Presidentja Osmani dekretoi 20 gjyqtarë me mandat fillestar
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dekretoi sot 20 gjyqtarë me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Gjatë ceremonisë së betimit para Presidentes Osmani, gjyqtarët e rinj u zotuan se do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, do të respektojnë etikën profesionale dhe do ta kryejnë detyrën e tyre me integritet, profesionalizëm dhe paanshmëri.
Presidentja Osmani theksoi se drejtësia e pavarur mbetet themeli i çdo shteti demokratik dhe garant i zhvillimit të tij institucional e shoqëror.
Ajo shtoi se gjyqtarët me integritet dhe profesionalizëm janë themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i qytetarëve në drejtësi dhe garantohen të drejtat e barabarta për të gjithë.
