LAJMET

Osmani kujton ndërhyrjen e NATO-s me një mesazh për ruajtjen e aleancave, publikon edhe fjalimin e Clintonit

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë 27 vjet më parë duke publikuar videon kur presidenti Bill Clinton kishte dhënë lajmin se kishin vendosur për këtë ndërhyrje.

Osmani këtu pati edhe një mesazh për ruajtjen e aleancave, duke thënë se që sollën lirinë duhet të mbrohen si vetë liria.

“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron. Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *