Osmani në takim me Baker: Mbështetja e Amerikës për anëtarësimin e Kosovës në NATO është jetike
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim zëvendës ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së ShBA-së, David Baker.
Osmani tha se kur Amerikan qëndron përkrah Kosovës, vendi është më i fort, më i sigurt dhe më i zhvilluar.
“Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes, përfshirë edhe në industrinë e mbrojtjes, si një mundësi me përfitime të ndërsjella për të dyja shtetet”, tha Osmani.
Tutje, ajo u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO është objektiv strategjik, ndërsa mbështetja e Shteteve të Bashkuara është jetike në këtë proces.
“Anëtarësimi i Kosovës në NATO është një objektiv strategjik dhe mbështetja e SHBA-ve në këtë proces është jetike”, tha ajo.