LAJMET

Osmani në takim me shefin e OSBE-së në Kosovë, kërkon konstituim sa më të shpejtë të institucioneve

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.

Me të, Presidenca tha se Osmani “diskutoi për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë”.

“Gjatë takimit u diskutua për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, ndaj në këtë kontekst, Presidentja theksoi rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve”, thuhet në njoftim.

Osmani dhe McGurk diskutuan edhe për “rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis institucioneve të Kosovës dhe OSBE-së në funksion të forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit”, sipas njoftimit.

https://www.facebook.com/share/p/14VqJ8tVfh6/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *