LAJMET

Osmani takohet me ambasadorin britanik, Presidenca: U theksua se gjuha kërcënuese dhe bullizuese është e papranueshme

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, njoftoi Presidenca.

Në takim, siç thuhet në njoftim, “u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend”, përfshirë gjuhën “kërcënuese dhe bullizuese” ndaj presidentes.

“Presidentja shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe popullin tonë”, thuhet në njoftim.

“Tutje, ajo theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar dhe për të hapur kapituj të rinj të partneritetit që kontribuojnë në arritjen e objektivave të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidenca thotë se “gjatë bisedës u theksua edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme”.

“Në këtë kontekst, u theksua se gjuha kërcënuese dhe bullizuese është e papranueshme dhe nuk duhet të ketë vend në diskursin publik”, thuhet në njoftim.

/ Vendisot.info

https://www.facebook.com/share/p/1DAAT1ys94/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *