LAJMET

Osmani takon ambasadorin Walker në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut: Zëri që ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takim me ambasadorin William Walker, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut.

Në një postim në Facebook, Osmani shkroi:

Sikurse çdo vit, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, u bëmë bashkë me ambasadorin William Walker, njeriun, i cili në orët më të errëta të Kosovës, e tha dhe e mbrojti të vërtetën.

Ai është zëri që e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi. Mirënjohja jonë është e përjetshme, ashtu sikurse obligimi ynë që e vërteta e Reçakut të mos harrohet kurrë.

https://www.facebook.com/share/p/14SmGL2Kusf/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *