LAJMET

Osmani takon Kallas: Hiqni krejt masat, i kemi plotësuar kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian

Presidentja Vjosa Osmani në Bruksel është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kaja Kallas. Osmani ka thënë se e ka falënderuar Kallas për mbështetjen ndaj Kosovës për integrimin evropian.

Ajo i ka kërkuar Kallas që Kosovës t’i hiqen të gjitha masat, duke thënë se janë plotësuar të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian.

Osmani shtoi se do të vazhdojnë bashkëpunimin me partnerë deri në heqjen e plotë të masave.

“Në Bruksel, e falënderova Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas për mbështetjen e saj të vazhdueshme për integrimin evropian të Kosovës. Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, meqë të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian tanimë janë plotësuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me znj. Kallas dhe me të gjithë partnerët tanë deri në heqjen e plotë të këtyre masave.”

https://www.facebook.com/share/p/1AGhm1xmub/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *