Osmani thotë se qe pesë vjet s’është ndalë duke e mbrojtur Kosovën nga propaganda e Serbisë
Presidentja Vjosa Osmani ka ripublikuar një pjesë të një fjalimi të saj në një nga mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Drejtësi dhe fakte! 5 vite pa ndalë në mbrojtje të Kosovës dhe kundër propagandës së Serbisë!”, shkroi Osmani, e cila po kërkon edhe një mandat në karrigen e shefes së shtetit.
Gjatë atij fjalimi, Osmani i kërkonte presidentit serb, Aleksandar Vuçiq të thoshte “nëse është penduar që i përkiste regjimit që ka shkaktuar vdekjen e mbi 150 mijë civilëve, nëse pendohet për karrierën e tij në vitet ’90, nëse pendohet për thirrjet për gjenocid në Srebrenicë nga foltorja e parlamentit të tij”.
