Osmani thotë se qëllimi i vizitës së saj në Berlin ishte për ta afruar Kosovën me BE-në
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur rreth pjesëmarrjes në konferencën Berlin Global Dialogue.
Osmani ka shkruar se takimet e saj kishin një synim, që ta afrojë Kosovën më shumë me Bashkimin Evropian.
“Ishte kënaqësi të rikthehem këtë vit në Berlin Global Dialogue për një sërë aktivitetesh të mbushura me diskutime frymëzuese, takime të vlefshme dhe partneritete të reja – të gjitha me një qëllim të përbashkët: ta afrojnë Kosovën edhe më shumë me Bashkimin Evropian”.
“Berlin Global Dialogue është një platformë që bashkon përfaqësues politik e biznesor për diskutime rreth rëndësisë së zgjidhjeve në politikëbërje që u shërbejnë qytetarëve, ekonomisë dhe të ardhmes”, shkroi Osmani.
