Osmani uron për fillimin e vitit të ri shkollor: Qoftë i mbushur me dije e suksese
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar sot nxënësit, mësuesit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Osmani përmes një postimi në Facebook, theksoi se 1 shtatori gjithmonë sjell frymën e një fillimi të ri dhe është një mundësi për secilin të shkruajë histori suksesi.
“Shtatori gjithmonë sjell me vete frymën e një fillimi të ri, ku secili nxënës, mësues dhe prind ka mundësinë ta shkruajë histori të suksesit. Le të hyjmë në këtë vit shkollor me kurajo, me besim dhe me respekt për njëri-tjetrin. Nxënësit nuk duhet ndaluar së pyeturi dhe së kërkuari, kurse mësimdhënësit nuk duhet kursejnë me angazhimin”, ka shkruar Osmani.
Presidentja uroi që ky vit të jetë i mbushur me dije, gëzim dhe suksese për të gjithë.