LAJMET

Pacolli i kundërpërgjigjet Gurit: Nuk kam çfarë të kthej, s’kam marrë asgjë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, i cili i kishte kërkuar “të kthejë paratë”.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli u shpreh se nuk ka marrë asnjë përfitim dhe rrjedhimisht nuk ka çfarë të kthejë.

Ajo gjithashtu përmendi një rast përfitimi nga Ministria e Kulturës, duke iu referuar motrës së deputetit Guri.

“Paris, e para, po thua ktheji paret, e unë po të them nuk kam çka të kthej sepse nuk kam marr asgjë. E dyta, jam gëzuar shumë për lajmin që motra jote sivjet ka përfituar mbështetje vjetore financiare prej 15 mijë eurosh nga Ministria e Kulturës që drejtohet nga Hajrulla Çeku për studime jashtë vendit.

Ajo është në mesin e 77 të rinjve përfitues vetëm sivjet, të cilët do të bëjnë master e doktoratë në botë. Ajo çka di me siguri të plotë është që motra jote është mbështetur sepse e ka merituar. Jo sepse është motra e deputetit, apo ka gjetur lidhje tjera për të përfituar”, ka shkruar Pacolli.

https://www.facebook.com/share/p/1FsEuzqQ7S/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *