Paralajmëron Serbinë, Haradinaj: Për 24 orë t’i mbledhi 10 mijë ushtarë!
Presidentja Vjosa Osmani sot gjatë një konference për media ka thënë se në fund të muajit maj kanë marrë informacione “specifike” lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën.
Lidhur me këtë, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është shprehur i gatshëm që të veshë sërish uniformën.
Ai është shprehur i bindur se në rast se Serbia tenton të bëjë diçka, ai do t’ mbledhë 10 mijë ushtarë për 24 orë.
“Absolut po, ishalla kurrë nuk ndodh, ai që është njeri i mençur ai punon shumë mos me ndodh. Po as nuk e kisha diskutu këtë pjesë edhe jo vetëm Dauti, por unë mendoj që çdo qytetarë që jeton në Republikën e Kosovës ish dashtë me kanë në vijë të parë dhe unë jam i bindur që fryma nacionaliste në Kosovë është 100 herë me lartë se sa në vitet 97-të”, ka thënë Haradinaj.