Paris Guri i reagon Fitore Pacollit: Edhe nëse paratë s’i ka marrë burri yt, i ka marrë burri i motrës tane!
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka thënë se burri i saj Ilir Dalipi nuk i ka përfituar 52 mijë euro.
Ajo thotë se bashkëshorti i saj ka qenë bashkëthemelues i organizatës “Defy Them”, por për disa vite nuk është pjesë e saj.
Pas deklaratës së Pacollit ka reaguar deputeti i LDK-së, Paris Guri.
Guri ka thënë se drejtor ekzekutiv i kësaj organizate është Kombëtar Uskana, burri i Shqipe Uskanës, e Shqipe Uskana, për ata që nuk e dinë, është motra e Fitore Pacollit.
“Pra, edhe nëse paratë s’i ka marrë burri yt, i ka marrë burri i motrës tane” tha Guri krahas videos së shpërndarë.
Reagimi i plotë: