LAJMET

Pas kërkesës së Presidentes Osmani, administrata Trump e vazhdon programin e MCC-së në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga atje ajo ka marrë lajme të shkëlqyera, pas takimit në Washington D.C me Zëvendës Sekretarin amerikan të Shtetit Christopther Landau.

Në këtë takim, Osmani u njoftua zyrtarisht se kërkesa e saj për lejimin e fondeve e të MCC-së për Kosovën, është miratuar nga administrata Trump.

Shefja e shtetit të Kosovës, tha se ky program ka një ndikim transformues për sektorin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

“Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën! Mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Osmani.

Postimi i Osmanit:

Pas takimeve të shkëlqyeshme në Washington D.C ku diskutuam për rëndësinë e Kompaktit të MCC për Kosovën, jam informuar edhe zyrtarisht nga Zv. Sekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, se Administrata Trump ka miratuar vazhdimin e këtij programi për Kosovën — një program me ndikim transformues për sektorin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën!

Mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës!  

https://www.facebook.com/share/p/16hPbP9QJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *