Bashkimi Evropian ka paralajmëruar zhvillimin e një takimi trepalësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të çuar përpara dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka takuar sot kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, në kuadër të përgatitjeve për këtë takim të rëndësishëm.
Përmes një njoftimi zyrtar, BE-ja ka bërë të ditur se gjatë bisedimeve janë trajtuar një sërë temash që prekin rrjedhën e dialogut dhe marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Vazhduan takimet dypalëshe sot me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq në përgatitje të një takimi trepalësh. Diskutuam një numër çështjesh që ndikojnë në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, thuhet në njoftim.
