LAJMET

PDK kërkon ndërhyrjen e KQZ-së në Malishevë: Procesi i numërimit po rrezikohet!

Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj siç thotë shkeljeve të procesit të verifikimit dhe numërimit të fletëvotimeve në Malishevë.

Sipas një deklarate të degës së kësaj partie nga kjo komunë, është vërejtur prezenca e kandidatëve dhe strukturave të paautorizuara nga Nisma Socialdemokrate në hapësira të rezervuara për komisionerë dhe vëzhgues të certifikuar.

”Procesi i verifikimit dhe numërimit të fletëvotimeve në Malishevë po rrezikohet!

Në qendrën e verifikimit të fletëvotimeve në Malishevë është vërejtur prezenca e kandidatëve për Kuvend Komunal nga subjekti Nisma Socialdemokrate, Safet Morina, Hafir Rexha, gjë që është rreptësisht e ndaluar me ligj dhe me rregullat e KQZ-së!

Përveç tyre, persona të paautorizuar, struktura të Nismës dhe portale të afërta me ta po lëvizin lirshëm në hapësira të rezervuara vetëm për komisionerë dhe vëzhgues të certifikuar, duke e vënë në dyshim integritetin e procesit zgjedhor.

Kjo është shkelje flagrante, që rrezikon të komprometojë vullnetin e qytetarëve të Malishevës!

Kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme nga KQZ-ja dhe organet përgjegjëse për ta ndalur këtë ndërhyrje të papranueshme dhe për të garantuar numërim të ndershëm, transparent dhe të drejtë.

Vota e qytetarëve është e shenjtë — mos lejoni që të nëpërkëmbet!”

https://www.facebook.com/share/p/14LTKC4mCJq/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *