Peci nga Vushtrria: Rezultatet e politikave të qëlluara po shihen nëpër ara!
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar fermerin Burim Pllana në Shtitaricë të Vushtrrisë, një model suksesi në zhvillimin e bujqësisë, raporton Vendi Sot.
“Burimi kultivon 18 ha lakër, 5 ha lulelakër, patate, brokoli, qepë dhe ka mbi 400 mijë fidane të perimeve”, bën të ditur ai, duke shtuar se “si përfitues i mbështetjes prej 50,000 euro nga Ministria e Bujqësisë, ai ka rritur sipërfaqet e kultivimit të lakrës dhe lulelakrës përkatësisht me 52% dhe 32%”.
Postimi i plotë: