Për 9 muaj në Kosovë u braktisën 16 fëmijë
16 fëmijë u braktisën në periudhën nga muaji janar deri në shtator të këtij viti.
Kështu thonë të dhënat e paraqitura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Sipas ASK-së, në Podujevë janë raportuar tre raste të braktisjes, gjatë këtyre nëntë muajve.
Tre raste janë edhe në Malishevë.
Derisa, me nga dy raste të braktisjes së fëmijëve janë komuna e Ferizajt dhe Vushtrrisë.
E në Prishtinë, Fushë Kosovë, Viti, Kamenicë, Gjakovë e Deçan, gjatë nëntë muajve janë raportuar nga një rast.