Për herë të parë bëhen publike letrat që Haradinaj ua dërgoi Hamzës e Abdixhikut, çka kërkoi ai dhe si u përgjigjën liderët opozitarë
Ramush Haradinaj, për herë të parë në Pressing në T7 ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar koordinim për situatën politike sidomos për çështjen e presidentit.
Haradinaj tha se Bedri Hamza i ka kthy një përgjigje por “jo konkrete”, ndërsa për Abdixhikun tha se i ka thënë se “janë me zhvillime të brendshme në LDK”.
“I kam shkru letër kolegëve opozitarë dhe ia kam shpjegu arsyet pse ne është dashtë me u marrë vesh mes vete, e pastaj me u ulë me pushtetin – me Kurtin…”, shpjegoi Haradinaj.
“Në letra nuk ka kandidaturë, sepse është spekulu”, shtoi Haradinaj.
Letrat mund t’i lexoni më poshtë gjithashtu ta dëgjoni edhe deklaratën e plotë të Haradinajt:

