LAJMET

Përfundimi i mandatit, Osmani falënderon Oravin për angazhimin e tij në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme priti në takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Osmani e falënderoi ambasadorin për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë shërbimit në Kosovë, duke vlerësuar rolin e tij në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe në mbështetjen e perspektivës evropiane të vendit.

Sipas Presidentes, BE-ja mbetet partner kyç për Kosovën dhe se integrimi evropian është objektiv strategjik i Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit u theksua po ashtu rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në avancimin e reformave demokratike, forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

/ Vendisot.info

https://www.facebook.com/share/p/14X5sQ45Jnv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *