LAJMET

Pieter Faith: Kur doli vendimi i GJND-së më telefonoi Ahtisari, ishte i lumtur që projekti i planit të tij u njoh edhe nga aspekti ligjor

Diplomati holandez, Pieter Faith, i cili ka punuar në Kosovë edhe si shef i Zyrës së BE-së, në një dokumentar të realizuar nga Ambasada e Kosovës në Hagë për përvjetorin e vendimit të GJND-së për aktin e shpalljes së pavarësisë, ka treguar edhe për rëndësinë e madhe që ka pasur ky vendim për komunitetin ndërkombëtar, sidomos për Marti Ahtisarin.

Faith ka treguar se si e kishte telefonuar Ahtisari pasi GJND kishte marrë vendim se shpallja e pavarësisë s’e shkel ligjin ndërkombëtar, për të uruar.

Faith ka treguar se Ahtisari ishte i lumtur që projekti i pavarësisë së Kosovës që doli nga plani i tij, mori edhe njohje nga aspekti ligjor.

“Presidenti Ahtisari në Finlandë, po e ndiqte nga afër se cfarë po ndodhte. Dhe kur u dha vendimi që Pavarësia e Kosovës s’është në kundërshtim me Ligjin Ndëkrombëtar, ishte një moment çlirimi edhe për komunitetin ndërkomëbtar dhe festë në Prishtinë.

Mora dhe një telefonatë nga Ahtisari që na përgëzoi neve, dhe shprehi lumturinë dhe kënsaqësinë e tij se projekti që ai e inicioi me planin e tij, në një mënyrë u justifikua dhe u njoh nga aspekti ligjor”, ka thënë Faith.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *