PK: Mbi 2 mijë e 500 gjoba për 24 orë
Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orë, ka shqiptuar 2571 gjoba trafiku.
Ndërsa, është theksuar se gjatë kësaj kohe janë raportuar të kenë ndodhur 38 aksidente me dëme materiale, dhe, 25 me të lënduar.
Po ashtu, në raport shtohet edhe se, 22 persona janë arrestuar, dhe 12 janë dërguar në mbajtje./Vendisot.info/