LAJMET

Plagoset një person në Pejë, Policia në kërkim të të dyshuarve: U larguan në drejtim të panjohur

Një person kështë plagosur sot në Pejë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova tha se ai fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe, për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK – Prishtinë.

“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugen “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri, Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjës, përsoni i plagosor është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lendimeve dërgohet në QKUK,Prishtinë, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjës në drejtim të panjohur”, tha Rugova.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *