Po vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit
Procesi i kërkimit për 33-vjeçarin, i cili dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit, është ende duke vazhduar.
Nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (ShKKSh), kanë thënë se kërkimet kanë vijuar edhe në orët e vona të natës, përfshirë edhe me ndihmën e zhytësve profesionistë.
Dyshohet se 33-vjeçari i cili ka disa ditë që ka ardhur në Kosovë, pasi jeton jashtë vendit, është ndalur në një nga urat e Liqenit të Ujmanit dhe pas zhytjes në ujë nuk është parë në sipërfaqe.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë Policia e Kosovës duke vënë perimetrin e zonës, ku dyshohet se mërgimtari ka rënë.
Kërkimet janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe ekipet specializuese të terrenit dhe zhytjes. Ekipi ynë po vazhdon me përkushtim maksimal për të ofruar ndihmë në këtë situatë të rëndë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se kërkimet do të vazhdojnë deri në gjetjen e trupit.