LAJMET

Policia e Kosovës gjen armë në Mitrovicë të Veriut

Sot rreth orës 14:05, njësitë policore në kuadër të Stacionit Policor Mitrovicë Veri, përmes rrugëve operative, kanë pranuar informacion se në një kompleks banesor të pabanuar në rrugën “Anka Spaic” në Mitrovicë të Veriut mund të ketë prani të armëve të zjarrit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve shpërthyese”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë të llojit zolla, prodhim serb.

“Armët janë sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim nga PK, raporton Vendisot.info

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Vendisot.info

https://www.facebook.com/share/p/1G5MDm3o5P/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *